Telegrafi

Driton Kuka merr titullin akademik ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë

Foto: Driton Kuka/Facebook

Universiteti “Luarasi” në Tiranë ka ndarë titullin akademik “Doctor Honoris Causa” për trajnerin e xhudos nga Kosova, Driton Kuka.

Xhudo vazhdon të jetë sporti shqiptar më më shumë medalje evropiane, botërore dhe olimpike.

Më meritori për këto medalje dhe trofe të fituar nga xhudistët shqiptar, në veçanti ata nga Kosova, është trajneri Driton Kuka.

Lexo po ashtu Universiteti i Prishtinës do t'ia ndajë Driton Kukës titullin “Doctor Honoris Causa”

Por, mundi dhe puna e tij tashmë janë shpërblyer për trajnerin pejan, i cili sot (e premte) ka pranuar titullin akademik “Doctor Honoris Causa” në Tiranë.

Është vet Kuka që ka shpërndarë lajmin me anë të profilit të tij privat në Facebook.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës

I nderuar nga Universiteti “Luarasi” në Tiranë me titullin Akademik :

“ Doctor Honoris Causa “!

Jigoro Kano xhudon e kishte bërë pjesë të Sistemit Edukativo Arsimor në Japoni!

Me shpresë që sporti që ka ba krenar një Komb dhe që promovon edukim në çdo aspekt të bahet pjesë e Sistemit edukativ tek ne në Kosovë e Shqipëri!

/Telegrafi/