Driton Kuka e ka uruar Majlinda Kelmendin për medaljen e artë të fituar në Minsk të Bjellorusi.
Xhudistja kosovare e ka mposhtur në finale Natalia Kuziutina nga Rusia, për ta fituar kështu medaljen e artë.
Trajneri kosovar në xhudo e ka përgëzuar Majlindën për triumfin në Lojërat e dyta Evropiane “Minsk 2019”, por edhe që ka thënë se ishte një përballje e vështirë.
“Lojërat Evropiane Minsk 2019! Majlinda e artë. Në finale luftë e fortë me Rusen Kuzjutina”, ka shkruar Kukan në llogarinë e tij në Facebook.
Trajneri po ashtu ka paralajmëruar edhe për përballjen e Nora Gjakovës në finale, sërish me një xhudiste nga Rusia, Daria Mezhetskaia.
“Pas pak garon Nora në finale prapë me ruse! Kosova mbi të gjitha – Gjithandej nëpër Botë!”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/