Driton Kuka përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook i është drejtuar popullit të Kosovës.
Trajneri i krenarisë së Kosovës, Majlinda Kelmendi nuk ka kursyer kritikat për disa zyrtarë të institucioneve kosovare për të cilët thotë se “po mendojnë se e kanë bërë namin” me kontributin e tyre.
Lexojeni më poshtë mesazhin e plotë të Kukës.
“Euforia kaloj,medaljen e artë Olimpike e kemi sjell në shtetin tonë e për popullin tonë!” shkruan Kuka.
“Kaloj edhe “meritokracia” e shumë njerëzve rreth ekipit tonë me sesione fotografike!
“Ne vazhdojmë punën çdo ditë 4-8 orë në ditë dhe atë unë me nxanësat e mi,deri sot asnjë ndryshim as lëvizje pozitive përveç fjalëve për Sportin e xhudos për ekipin Olimpik për Tokyo 2020 …
“Shteti dha Shpërblimet sipas ligjit me një përjashtim pozitiv karshi Norës nga Ministri,por asnjë institucion tjetër asnjë lëvizje,,mos mendoni që nuk i kuptojmë sjelljet Hipokrite të disa institucioneve e besa edhe individëve që vrapuan të duken sikur kan ba namin duke kontribuar për medaljen e artë Olimpike …
“Mos të mendoj askush që me qetësi do tejkalohen dështimet e shumë njerëzve karshi Sportit do i shpalosim krejt një nga një.”