Telegrafi

Driton Kuka kërkon kryerjen e obligimeve shtetërore ndaj sportistëve

(Foto: Instagram/driton_toni_kuka)

Trajneri i sukseseve, Driton Kuka, ka bërë një publikim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka kërkuar kryerjen e obligimeve shtetërore ndaj sportistëve para Vitit të Ri.

Ai ka vënë në pah sukseset e arritura këtë vit, gjegjësisht medaljet e fituara nga Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka në Evropianin e zhvilluar në Pragë.

Por, jo vetëm për xhudistët, trajneri ka bërë me dije se sportistët janë në pritje të shpërblimeve shtetërore, të cilat do të duhej të jepeshin para Vitit të Ri.

“Distria bashkë me Lorianen janë të vetmet sportiste që sivjet fituan medalje elitare për Kosovën! U kthyen me medalje nga Evropiani në Pragë!”.

“Janë në pritje të shpërblimeve shtetërore që u takojnë ligjërisht, por po ashtu së bashku me shumë sportistë e trajnerë në pritje që para Vitit të Ri, t’ju kryhen obligimet e kategorizimit sipas rezultateve të arritura gjatë vitit 2019!”, ka shkruar Kuka në një postim në Facebook. /Telegrafi/