Telegrafi

Driton Kuka flet pas suksesit të Majlindës në Japoni: Ditë e mrekullueshme për popullin shqiptar

Majlinda Kelmendi ia ka sjell medaljen e dytë Kosovës nga Kampionati Botëror që po mbahet në Japoni.

Xhudistja nga Peja ka triumfuar në garën për medaljen e bronztë në Japoni.

E pas suksesit të Majlindës, trajneri i saj Driton Kuka ka thënë se kjo ditë është e mrekullueshmi për sportin kosovar dhe mbarë popullin shqiptar.

Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi triumfon ndaj portugezes Ramos, i sjell medaljen e bronztë Kosovës

“Ditë e mrekullueshme për Sportin e Kosovës dhe mbarë popullin Shqiptar kudo që gjendet! Medalja e dytë vjen nga Botërori në Tokio! 8 Minuta tempo e çmendur e Majlindes në Gjysmëfinale kundër Japonezes së dytë që u takua sot nuk mjaftuan që Japonezes që krejt kohën i iku luftës të penalizohet për herë të 3 që do sjellte fitoren! Majlinda fiton medaljen e tretë në Kampionate Botërore! Krenaria ime po rritet me ju nxëneësit e mi! Çdo minutë të punës time me ju e paçit hallall tërë jetën!”, ka shkruar Kuka.

Kujtojmë që ditën e djeshme medalje Kosovës i solli edhe Distria Krasniqi që gjithashtu fitoi të bronztën. /Telegrafi/