Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar dhe folur rreth triumfit të Loriana Kukës në Minsk të Bjellorusisë.
Loriana Kuka arriti të bëhet xhudistja e tretë që fiton medalje në Lojërat Evropianë “Minsk 2019”.
Xhudistja jonë e fitoi të bronztën pasi mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Pejania kështu sjelli medaljen e tretë, pas të artës nga Majlinda Kelmendi dhe të argjendtës nga Nora Gjakova.
Pas këtij triumfi të Lorianës ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka me një dedikim të veçantë në profilin e tij në Facebook.
Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:
Kuka e bronztë!
Ndjenja e veçantë,kjo medalje kësaj radhe për familjen tonē si satisfaksion moral i dashurisë sonë për Sportin!
Pēr vëllaun tem Sylen njëherit treneri im!
Loriana Kuka 78 kg medalja e tretë për Kosovën!
Kosova mbi të gjitha …
/Telegrafi/