Java e 12-të në BKT Superligën e Kosovë fillon sot me tri ndeshje shumë interesante.
Drita e cila ka marrë dy fitore radhazi pret Malishevën që ka gjashtë ndeshje pa fitore në BKT Superligë.
Gjilanasit duan të vazhdojnë me fitore për ta arritur pozitën e parë në tabelë, në anën tjetër debutuesit në elitën e futbollit kosovar udhëtojnë drejt Gjilanit për të shkaktuar befasi.
Ndeshje shumë interesante zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pret Gjilanin.
Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes 2-0 nga Drenica dhe duan të rikthehen tek pikët e plota në kampionat.
Në anën tjetër Gjilani është duke kaluar formë fantastike ku në gjashtë sfidat e fundit kanë katër fitore e dy barazime.
Takimi tjetër që është në program për tu zhvilluar ditën e sotme është ai mes Feronikelit dhe Llapit.
Të dyja vijnë pas humbjeve në xhiron e fundit dhe duan të rikthehen tek rezultatet pozitive. /Telegrafi/
BKT Superliga
E shtunë
13:00 Drita – Malisheva
13:00 Dukagjini – Gjilani
13:00 Feronikeli – Llapi
E diel
Ulpiana – Ballkani
Prishtina – Drenica