Telegrafi

Drita – klubi më i mirë kosovar nga UEFA

UEFA ka bërë vlerësimin nga secila liga se cila është skuadra më e suksesshme.

Shtëpia e futbollit evropian ka shikuar nga ecuria e skuadrave ndër sezone në fitoret e tyre në ligë, derisa aty ka vend edhe për skuadrat nga Superliga e Kosovës.

Në renditjen e publikuar nga UEFA, Drita del të jetë klubi më i mirë në vendin tonë.

Intelektualët kanë arkëtuar plotë 3500 pikë dhe aktualisht gjenden në vendin e 296-të në botë.

Në anën tjetër, klub tjetër i cili gjendet në këtë listë është edhe Prishtina, skuadra e dytë më e mirë kosovare me 2250 pikë, vendin e 356-të.

Në këtë listë ka vend edhe për KF Feronikelin (1500 pikë), SC Gjilani (1000 pikë) dhe KF Trepça 89’ (500 pikë). /Telegrafi/