Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon një drejtues mjeti që bën spektakël në një rrethrrotullim në Tiranë.
Këtë veprim drejtuesi e bën në mes të ditës dhe në një moment kur rruga është e hapur për lëvizjen e automjeteve, duke vënë në rrezik kalimtarët, po aq sa edhe mjetet e tjera.
Fatmirësisht, nuk pati lëvizje në atë moment, raporton Koha.net.
Personi që e postoi këtë video shtron pyetjen: “A duhet t’i hiqen të gjitha pikët e patentës këtij drejtuesi në Tiranë”?
Lënë anash rrezikun që ka mundur të shkaktojë shoferi me makinën e tij, të pasionuarit pas shpejtësisë dhe asaj që quhet “drift” me makina, janë impresionuar me aftësinë e tij të ngasjes së makinës.