Dridhja që ndodh pak para se të flini quhet tronditje hipnotike në literaturën profesionale dhe është reagimi i trupit ndaj hyrjes në gjumë. Ndodh dridhja dhe na zgjon para se të flemë plotësisht.
E keni pyetur shpesh veten pse ndodh ky fenomen? Ajo dridhje e natës që trupi juaj ju vë në jetë, është një përvojë çuditërisht e zakonshme që 70 për qind e njerëzve e përjetojnë.
Ellen Wermter, një infermiere dhe zëdhënëse e ‘Better Sleep Council’, ka thënë për HuffPost se është versioni njerëzor i “përgatitjes automatike”.
“Gjatë rënies në gjumë, muskujt në trup relaksohen dhe truri ndonjëherë e interpreton këtë relaksim si rënie, kështu që shkakton tkurrjen e muskujve”, ka shpjeguar ajo duket thënë se mund të jetë e rastësishme dhe se ndodh pa arsye dhe ndonjëherë bëhet fjalë për disa faktorë që rrisin mundësinë e shfaqjes së një dridhjeje të tillë, si stresi, ushtrimet e sforcuara dhe kur merren medikamente të caktuara.
“Këto dridhje janë të zakonshme te njerëzit e shëndetshëm, por mund të përkeqësohen nga lodhja, mungesa e gjumit ose përdorimi i stimuluesve, si kafeina dhe të ngjashme”, ka shtuar Wermter.
Këto dridhje me siguri ndodhin në gjendjen hipnogagjike, ashtu siç po kaloni nga zgjimi në gjumë. Edhe pse nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, dridhjet hipnike ndodhin te njerëzit krejtësisht të shëndetshëm dhe ka disa arsye që mund të merren parasysh.
Shprehitë e natës të paraardhësve tanë mund të kenë pasur efekte afatgjata në zakonet tona aktuale të gjumit. Gjithashtu, është e mundur që të jetë një shenjë evolucionare, d.m.th që ne e bartim nga e kaluara e largët kur njerëzit flinin në pemë dhe dridhja hipnike do t’i pengonte ata të rrëzoheshin.
Nuk dihet vërtet pse ndodh kjo, por ka disa teori interesante. Disa besojnë se është një nënprodukt i evolucionit dhe ka prova që stresi, ankthi, kafeina dhe stërvitja mund t’i shkaktojnë ose përkeqësojnë këto dridhje. /Telegrafi/