Site icon Telegrafi

“Dreqi t’hangt, nuk e le asnjë qershi pa e hangër”, Musliu ironizon dhe imiton Kurtin

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu një ditë më parë gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ka ironizuar si dhe ka imituar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kjo erdhi si rezultat i reagimit të saj ndaj Kurtit pasi ai i përmendi se në mesin e deputetëve që kanë votuar pro Asociacionit ishte edhe deputetja Musliu.

Ndërkaq, Musliu nga foltorja e kuvendit iu drejtua Kurtit duke i thënë se si ai vite më parë i reagonte pozitës në atë kohë për mbajtjen e seancave gjatë natës, kjo pasi seanca e jashtëzakonshme u mabjt deri në orët e vona të mbrëmjes.

“A po t’kujtohet Albin kur vishe e i çojshe krahët, kështu si shqiponjë e n’atë kohë thojshe, thojshi ‘po mani seanca natën’, po tutni prej popullit, prej kujna po ikni. Çka u ba sot Albin, dreqi t’hangt nuk e le asnjë qershi pa e hangër. As një qershi s’don me lan. Pse bre Albin? A bre Albin, bre Albin mos qofsha n ‘lëkurën tane!”- u shpreh Musliu. /Telegrafi/

Exit mobile version