Telegrafi

Drenusha Latifi shfaqet me ministren Haxhiu: Gratë duke mbështetur gratë

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka transmetuar një mesazh të fortë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ish-Miss Kosova ka ndarë me ndjekësit një mesazh motivues drejtuar grave që kanë mbijetuar dhunën në familje.

“Dhuna ndaj gruas është një shfaqje e dobësisë, jo e fuqisë. Andaj, zëvendëso dhunën me dashuri: respekto jetën dhe integritetin e gruas”, ishte shprehur ndër të tjerash Latifi.

Pas kësaj, ajo ka marrë pjesë në një event për gruan teksa është shfaqur me ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Lexo po ashtu Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Drenusha Latifi reagon me një mesazh: Dhuna ndaj gruas është shfaqje e dobësisë, jo e fuqisë

“Gratë duke mbështetur gratë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Foto: Screenshot/Instagram

Drenusha ndërkohë javë më parë zbuloi se ka qenë viktimë e dhunës të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.

Ajo ka publikuar edhe pamjet që dëshmojnë dhunën e ushtruar, ndonëse ish-partneri i saj e mohoi një gjë të tillë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram