Site icon Telegrafi

Drenusha Latifi i rikthehet pas shumë kohe këndimit

Foto: Drenusha Latifi/Instagram

Ish-missi dhe këngëtarja Drenusha Latifi ka kohë që është tërhequr nga skena muzikore.

Ajo dikur ishte shumë aktive në muzikë me publikimin e këngëve të njëpasnjëshme, disa prej të cilave ishin bërë hite.

Por me kalimin e kohës, Drenusha sikur u tret dhe iu përkushtua tërësisht jetës private, me largimin e saj në Suedi.

Lexo po ashtu Drenusha Latifi: Ju rrëfej jetën time të re larg muzikës, gjithçka ndryshoi me ardhjen në jetë të fëmijëve të mi

Megjithatë së fundmi, bukuroshja nga Prishtina iu rikthye mikrofonit kur vendosi të interpretojë në një mbrëmjes mes miqsh.

Foto: Drenusha Latifi/InstaStory

Ajo këto ditë ka vizituar Stambollin e Turqisë për pushime, ku ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa imazhe nga momentet e këndshme që ka shijuar atje.

Mes të tjerash, Latifi ka publikuar edhe një video në InstaStory ku shihet duke interpretuar live hitin e saj të dikurshëm “Oxygen” në një mbrëmje muzikore mes miqsh në Stamboll.

Këngëtarja e dikurshme mund të shihet në skenë në një paraqitje, e cila shënon rikthimin e saj të pas disa viteve në një performancë live.

Drenusha Latifi është e martuar me Atilla Kardesh, me të cilin ka dy fëmijë: Ynvan dhe Zakun.

Çifti jetojnë prej vitesh në Malmo të Suedisë. /Telegrafi/

Foto: Drenusha Latifi/Instagram

 

Foto: Drenusha Latifi/Instagram

 

Foto: Drenusha Latifi/Instagram
Exit mobile version