Telegrafi

Drenori: Dyshoj se Ramiz Lladrovci ka qenë në dijeni për policin për ngacmim seksual edhe të një zyrtareje komunale

Asambleisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka shprehur dyshimet se kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka qenë në dijeni lidhur me veprimet e policit, Vesel Veseli edhe me një zyrtare komunale.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka bërë pyetje se kush e ka fshehur rastin, duke theksuar se, rasti i 16 vjeçares ka mundur të ndalej nëse veç do të zbulohej rasti i zyrtares komunale…

“Ka dyshime që kryetari Lladrovci ka qenë i informuar më herët me veprime të paligjshme të policit Vesel Veseli të natyrës së njëjtë me një zyrtare komunale.

Lexo po ashtu Arrestohet profesori që abuzoi me të miturën nga Drenasi

Një pyetje: Ku mbeti rasti? Kush e fshehu? Sikur t’i shkohej deri në fund atij rasti, nuk do të ndodhte rasti i 16 vjeçares. Kryetari duhet të flas”, ka shkruar Drenori.

Ndërkaq, inspektorati Policor i Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e zyrtarit policor në fjalë.

Me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin./Telegrafi/