Site icon Telegrafi

Drenica vazhdon luftën për mbijetesë

(Foto: KF Drenica/Facebook)

Drenica pësoi dy gola në udhëtimin e vështirë në Stadiumin e Qytetit ndaj Gjilanit, gjë që e ka lënë të zhgënjyer trajnerin Fadil Rama.

Duke komentuar ndeshjen për SuperSport, ai ka thënë se të zgjedhurit e tij e respektuan më shumë saqë duhej ekipin nikoqir.

Sipas tij, gabimet ishin në gjysmën e parë, kur edhe u shënuan dy golat nga skuadra kundërshtare.

Lexo po ashtu Gjilani fiton me lehtësi në shtëpi ndaj Drenicës

Përkundër se u përpoqën të ktheheshin në pjesën e dytë, sipas Ramës, lojtarët e tij nuk ishin konkretë në shfrytëzimin e rasteve.

Në ndërkohë, trajneri ka folur edhe për ndeshjet e ardhshme, nga të cilët shpreson të arrijë dy fitore në shtëpi dhe të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj Dritës.

Drenica është tri pikë larg zonës së rrezikut, ndërsa në tri xhirot e radhës do të vazhdojë luftën për mbijetesë. /Telegrafi/

Exit mobile version