Një veturë ka goditur një këmbësor në fshatin Qikatovë e re të Drenasit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.
“Rreth orës 16:00, në fshatin Qikatovë e re të Drenasit,ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti në lëvizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori (i mitur 2009)”, tha Ahmeti.
Më tej, zëdhënësja bëri të ditur se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident”, pohoi ajo. /Telegrafi/