Policia e Kosovës njoftoi se ka një person ka raportuar në Polici se pas një konflikti në rrjetin social, i dyshuari ishte duke e përcjellë.
Rasti ka ndodhur në Gllogoc më 31 janar në ora 09:15.
Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin dhe gjatë kontrollimit në veturën e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë dhe një shkop druri.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/