Telegrafi

Drejtuesit e Unitedit të zemëruar me ofertën e vonshme të Barcelonës për Pogban

Paul Pogba (Getty Images)

Bordi i drejtuesve të Manchester Unitedit janë të emëruar me Barcelonën për ofertën e tyre në drejtim të Paul Pogbas.

Sipas mediumit anglez The Sun, United është i zemëruar me Barcelonën pasi ata kanë paraqitur një ofertë të vonshme për Pogba me vetëm dy ditë të mbetura nga mbyllja e afatit kalimtar veror në Angli.

Djajtë e Kuq nuk kishin marrë asnjë interesim nga asnjë klub për mesfushorin francezin këtë verë dhe prisnin që ai të qëndronte.

Jose Mourinho kishte planifikuar ta bënte atë lojtarin kryesor të skuadrës dhe t’i jepte më shumë rol udhëheqës në klub.

Paul Pogba (Getty Images)

Por, gjigantët spanjollë nisën një ofertë të hënën pasdite prej 44 milionë funtesh apo rreth 49 milionë euro, plus shërbimet e Yerry Mina dhe Andre Gomes.

Unitedi menjëherë e hodhi poshtë propozimin dhe këmbënguli se fituesi i Kupës së Botës nuk është për shitje me asnjë çmim.

Agjenti i 25-vjeçarit Mino Raiola është i prirur për marrëveshjen me klubin nga Camp Nou dhe mendohet se dëshiron ta lëvizë klientin e tij.

Drejtuesit e skuadrës nga Old Trafford, duke përfshirë edhe Mourinhon, kuptohen të jenë të zemëruar me qasjen e Barcelonës. /Telegrafi/