Drejtuesit e Real Madridit po këmbëngulin se mesfushori francez Aurelien Tchouameni nuk është në shitje.
Ka pasur pretendime se mesfushori francez po tërheq interes nga e gjithë Evropa mes dyshimeve për vendin e tij në Real pas mbërritjes së Jude Bellingham.
Megjithatë, Tchouameni luajti plot 90 minuta në fitoren e Los Blancos ndaj Athletic Bilbao në ndeshjen e javës së parë të La Ligas.
Sipas gazetës Marca, drejtuesit e Realit kanë informuar të gjithë kërkuesit se Tchouameni nuk është në shitje.
Mesfushori francez gjithashtu është siguruar se është lojtari i preferuar për këtë sezon.
Liverpooli, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munichu kanë qenë tri klubet që janë lidhur më shumë me yllin francez. /Telegrafi/