Milani është duke kërkuar me çdo kusht ta blejë përfundimisht sulmuesin kroat Ante Rebic.
Sulmuesi kroat iu bashkua Milanit si huazim nga Eintracht Frankfurt, ndërsa në anën e kundërt shkoi Andre Silva.
Forma e mirë e treguar këtë sezon, ka bërë që drejtuesit e Milanit të kërkojnë blerjen përfundimtare të kroatit i cili është bërë lojtari kyç për Rossonerët.
Drejtuesit e gjigantit italian tanimë janë takuar me agjentin shqiptar të Rebic, Fali Ramadanin për të diskutuar për të ardhmen e tij.
Football Italia ka raportuar se gjatë ditës së sotme Rossonerët janë takuar me Ramadanin për të diskutuar të ardhmen e Rebic.
Milan ka një marrëveshje me Frankfurt që mund ta aktivizojnë klauzolën për blerjen e Rebic për 25 milionë euro.
Megjithatë tani drejtuesit e klubit italian duan të diskutojnë për detajet financiare të Rebic me agjentin e tij.
26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje zyrtare me Milanin duke shënuar 14 gola e duke asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/