Telegrafi

Drejtuesit e Manchester United takohen me agjentët e Benjamin Seskos

Benjamin Sesko është bërë objektivi kryesor i Manchester Unitedit për repartin ofensivë.

Sulmuesi slloven ka pasur një vit fantastik me gjigantin austriak RB Salzburg dhe ka zgjuar interesimin e Manchester Unitedit.

19-vjeçari ka qenë një sensacion te skuadra austriake RB Salzburg edicionin e kaluar, ku ka shënuar 10 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.

Slloveni edhe këtë sezon e ka nisur për mrekulli, pasi në dy ndeshjet e para shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër me fanellën e gjigantit austriak.

Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia raportojnë se drejtori i Djajve të Kuq, John Murtough ka takuar agjentët e sulmuesit slloven për të pyetur rreth kushteve që ka futbollisti.

Besohet se agjentët e futbollistit kanë pranuar që klienti i tyre të transferohet në Old Traford dhe tani iu mbetet dy klubeve të gjejnë marrëveshje.

Lexo po ashtu Manchester United po përgatitë ofertë për sensacionin e RB Salzburgut

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë një takim mes drejtuesve të dy klubeve, atyre të Salzburg dhe Manchester United.

Gjiganti austriak është gati ta shes talentin e tyre, por për ta lënë të lirë po kërkon mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/