Telegrafi

Drejtuesit e Liverpoolit ende nuk e dinë se çfarë do të bëjnë me Salah

Liverpool ende nuk ka vendosur se si do t’i përgjigjet një oferte zyrtare për Mohamed Salah nga Arabia Saudite në afatin kalimtar dimëror.

Reds janë në mes të një fillimi shumë të mirë të sezonit, pasi ata ndjekin lavdinë e Ligës Premier dhe Ligës së Evropës.

Megjithatë, gazetari Fabrizio Romano pranon se klubi mund të përballet me një rebus nëse një ofertë e madhe për Salah arrin në Vitin e Ri.

Lexo po ashtu Salah ende mund të largohet nga Liverpool për në Superligën e Arabisë Saudite

“Nga sa më kanë thënë, Liverpooli do të mbajë të njëjtin pozicion në afatin kalimtar të janarit”, ka thënë fillimisht Romano për Here We Go.

“Liverpooli nuk e ka ndërmend të lërë Mo Salah të largohet në janar”.

“Me para të çmendura, gjithçka mund të ndodhë, por për momentin, Liverpooli ka të njëjtin pozicion”, përfundoi gazetari i njohur. /Telegrafi/