Site icon Telegrafi

Drejtuesit e Ligës Premier po punojnë për planin e rifillimit të sezonit

Drejtuesit e Ligës Premier tani po punojnë për rifillimin e sezonit më 1 qershor.

Sezoni aktual u shty deri në të paktën 30 prill pas një takimi të të gjitha klubeve të Ligës Premier javën e kaluar pas përhapjes së shpejtë të coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë.

Megjithatë, sipas medieve angleze, drejtuesit e Ligës Premier tani po punojnë për rifillimin e sezonit më 1 qershor.

Lexo po ashtu Klubet e Ligës Premier përpilojnë “planin radikal” për t'i zhvilluar të gjitha ndeshjet e mbetura

Pjesa tjetër e sezonit do të përfundonte brenda një periudhe gjashtë javore.

Liga Premier po formulon një plan përmes të cilit luhen ndeshjet brenda një periudhe të shkurtër kohore për të lejuar që sezoni 2020-21 të fillojë më 8 gusht ashtu siç është caktuar.

Një numër diskutimesh janë zhvilluar midis klubeve të Ligës Premier qëkurse futbolli u ndalua përpara fundjavës së 14-16 marsit. /Telegrafi/

Exit mobile version