Site icon Telegrafi

Drejtuesit e Interit dhe Inzaghi kanë pikëpamje të ndryshme për Morata dhe Balogun

Alvaro Morata thuhet se është objektivi kryesor i trajneri Simone Inzaghi këtë verë, ndërsa drejtuesit e klubit janë më të prirur të nënshkruajnë me Folarin Balogun nga Arsenali.

Nerazzurrët janë në kërkim të një sulmuesi të dytë këtë verë pasi siguruan shërbimet e Marcus Thuram si transferim i lirë.

Ata kanë hequr dorë nga Romelu Lukaku pasi mësuan se belgu kishte hapur bisedimet me Juventusin dhe Morata dhe Balogun janë opsionet e tyre kryesore për verën.

Korrespondenti i Sky Sport Italia nga qendra stërvitore e Interit, Massimiliano Nebuloni, ka thënë sot (e premte) se Morata është objektivi i preferuar i trajnerit Inzaghit.

Interi ka bërë një ofertë verbale me vlerë 15 milionë euro, por Atletico Madrid do ta shesë spanjollin vetëm nëse Interi përmbush klauzolën e tij të lirimit prej 21 milionë euro.

Roma është gjithashtu e interesuar për Moratan, por po përballet me të njëjtën çështje pasi ka rënë dakord për kushtet personale me ish-sulmuesin e Juventusit.

Lexo po ashtu Nga presioni i Mourinhos, te oferta e Interit dhe takimi i Juventusit – E ardhmja e Morata në udhëkryq

Interi ka folur tashmë me shoqëruesit e Moratas, por sipas Nebuloni, drejtuesit e klubit do të bënin një investim në sulmuesin e Arsenalit, Balogun.

Reprezentuesi i ShBA-ve është më i shtrenjtë se Morata, duke pasur parasysh se Topçinjtë nuk do të dëgjojnë oferta nën 40 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version