Telegrafi

Drejtuesit e Bayern Munichut besojnë në mbylljen e transferimit të Sadio Mane

Drejtuesit e Bayern Munichut janë të bindur se do të mbyllin një marrëveshje për transferimin e sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane.

Kontrata e sulmuesit me Liverpoolin skadon verën e ardhshme, duke çuar në spekulime për të ardhmen e tij.

Kampioni gjerman, Bayern Munich ka regjistruar një interes teksa lufton për të mbajtur yllin e tyre 33-vjeçar, Robert Lewandowski.

Lexo po ashtu Bayerni po shpreson të nënshkruajë me Manen, por problem mbetet çmimi i lartë i senegalezit

Sipas gazetës gjermane BILD, Mane, 30 vjeç, është i prirut drejt një lëvizjeje në Bundesligë pas gjashtë vitesh të suksesshme me Liverpoolin.

Thuhet se reprezentuesi i Senegalit ka një sfidë të re dhe mund të japë lamtumirën e tij pas finales së Ligës së Kampionëve.

Liverpooli luan me Real Madridin të shtunën në Paris, një ri përsëritje e finales së humbur të tyre ndaj spanjollëve në vitin 2018. /Telegrafi/