Ekziston një mendim në rritje brenda Barcelonës se duhet të vendosin në shitje sulmuesin anësor francez, Ousmane Dembele.
Sulmuesi i Francës ka mërzitur shumë anëtarë të menaxhmentit të Barcelonës shkaku i ndodhive të fundit.
Mediat francez raportojnë se disa bashkëlojtarë të lartë të ekipit dhe menaxhmenti janë indinjuar me mos-disiplinën e lojtarit.
Sipas gazetës L’Equipe, tani ka një numër gjithnjë e më të madh drejtuesish që dëshirojnë të shohin Dembelen teksa largohet.
Burimet thonë se ata do të kërkojnë të shesin Dembele në janar nëse ai nuk arrin të ndryshojë qëndrimin e tij aktual.
Pavarësisht problemeve të tij këtë sezon, ndërmjetësit kanë siguruar bordin e Barçës se nuk do të kishin problem të gjejnë një blerës nëse ata do të vendosnin ta shesin Dembelen.
Pro largimit të Dembeles është edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili i ka sugjeruar drejtuesit të minimizojnë humbjet me një largim të shpejt të lojtarit.
Skuadrat e interesuara për Dembelen nuk mungojnë, ku në radhë janë gjigantë e Ligës Premier si Liverpooli e Arsenali dhe PSG në Ligue 1. /Telegrafi/