Krerët e Arsenalit e kanë konsideruar ofertën e Barcelonës për Hector Bellerin si shaka.
Krerët e Barcas janë të bindur që mund ta marrin lojtarin me insistime tij dhe për këtë kanë bërë një ofertë të ultë.
Lojtari e kishte lënë Barcelonën që të bashkohej me anglezët, por tani ata dëshirojnë të rikthejnë.
Mësohet se oferta e tyre ka qenë 25 milionë euro.
Diario Gol shkruan se zyrtaret e Arsenalit kur e kanë parë ofertën kanë thënë: “Na mashtruan me (Thierry) Henry, por kjo ofertë nuk mund të jetë e vërtet”.
Barcelona këtë vit ka një shifër të saktë për transferime dhe nuk dëshiron të harxhojë më shumë se 100 milionë euro.
Objektivi kryesor mbetet Marco Verratti për të cilën është duke u punuar. /Telegrafi/