Klubi i Superligës së Arabisë Saudite, Al-Ittihad nuk po heq dorë nga njëri prej yjeve më të mëdhenj të Ligës Premier, Mohamed Salah.
Skuadra e Lindjes së Mesme është e gatshme të paguajë mbi 120 milionë funte apo rreth 150 milionë euro për të transferuar Salah këtë javë.
Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit shihet si xhevahiri i radhës i madh për t’u transferuar në Superligën e Arabisë Saudite.
Sipas mediumit Daily Mail, Al-Ittihad nuk po ka shumë sukses, pasi ata përpiqen të përfundojnë një marrëveshje të minutës së fundit për yllin e Ligës Premier.
Liverpooli nuk ka ndërmend të shesë Salah, pasi është i vendosur të ketë një sezon fantastik.
Klubi nga Anfield beson se nuk ka kohë për të nënshkruar ndonjë zëvendësues të përshtatshëm, edhe nëse marrin një tarifë të lartë. /Telegrafi/