Drejtuesi i OpenAI, Sam Altman, ka thënë se është mahnitur nga përdorimi i gjerë i ChatGPT dhe inteligjencës artificiale.
Ai ka shtuar se përmes ChatGPT-së e ardhmja do të jetë më e ndritur dhe e qartë.
“Është e pabesueshme të shohësh energjinë dhe krijimtarinë e njerëzve anembanë botës që ndërtojnë sisteme duke u bazuar në API-në e OpenAI”, ka shkruar Altman në një status në profilin e tij në Twitter.
the future can be quite amazing; most products/services will be elevated, and new categories created.
the amount one person can do will increase by orders of magnitude.
better tools, better lives!
— Sam Altman (@sama) May 28, 2023
Tutje ai thotë se kjo gjë e motivon atë dhe ekipin e tij që të punojnë edhe më shumë në ngritjen e kualitetit të kompanisë së tij.
“E ardhmja mund të jetë mjaft e mahnitshme. Shumica e produkteve dhe shërbimeve do të ngrihen dhe do të krijohen kategori të reja. Ajo që mund të bëjë një person do të jetë diçka madhore”, vazhdon ai shkrimin e tij.
Për fund ai thotë se me ChatGPT do të ketë “mjete më të mira për një jetë më të mirë”. /Telegrafi/