Site icon Telegrafi

Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Luizi dhe Kiara janë bërë prindër për herë të parë, pasi mirëpritën ardhjen e vajzës së tyre në jetë, të cilën e quajtën Luna Mari Ejlli.

Ata sot kanë hyrë në një lidhje të drejtpërdrejtë në Instagram nga spitali duke falënderuar të gjithë njerëzit për urimet.

“Po mbaj botën time në dorë. Zoti deshi të na bekojë me një vajzë. Ky do të jetë viti më i bukur i joni”, tha Luizi përmes lidhjes së drejtpërdrejtë nga spitali.

Foto: Kiara dhe Luizi / Live Instagram

Përveç, falënderimeve që bëri për të gjitha urimet, Luizi gjithashtu dha lajmin e madh për të gjithë duke thënë se do të dëshironte që të bënin edhe një vajzë tjetër.

Lexo po ashtu Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Derisa fliste para kamerës, Luizi vazhdimisht e mbante në duar vajzën e tyre, derisa foli pak edhe për rrugëtimin që kishte pasur Kiara gjatë shtatzënisë.

Foto: Luiz Ejlli / Live Instagram

“Kiara më dha gjëra të bukura. Ajo e përfundoi punën e saj”, deklaroi ai mes tjerash. /Telegrafi/

Exit mobile version