Drejtoria e Policisë së Kosovës në Veri ka hapur konkurs për zyrtarë policorë.
Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkalinj, egjiptianë, kroatë, malazezë, maqedonas).
Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.
Në prill të këtij viti, kishte diplomuar gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës.
445 kadetë kanë diplomuar duke e fituar titullin, policë të Kosovës.
Nga të diplomuarit, 345 janë meshkuj dhe 100 femra.
Në ceremoni morën pjesë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e kryeministri, Albin Kurti./Telegrafi/