Telegrafi

Drejtori i Zvezdas iu referohet në mënyrë ofenduese shqiptarëve: Nga ata e kam pritur, por jo nga malazezët

(Foto: Screenshot/Telegraf.rs)

Drejtori gjeneral i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic, ka reaguar pas ndalesës që iu bë nga autoritetet e Malit të Zi gjatë hyrjes në atë vend.

Ai ka folur për mediat pas ndalesës duke thënë se ky veprim është bërë me kërkesë të drejtpërdrejtë të kryetarit të Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic.

Lexo po ashtu Drejtorit të Crvena Zvezdas i ndalohet hyrja edhe në Mal të Zi, pasi ndikoi që lojtarët të mos luanin ndaj Kosovës

Siç transmeton Telegraf.rs, Terzic ka thënë se Savicevic e kishte akuzuar më herët si përgjegjës se i ka bindur lojtarët që të mos luanin ndaj Kosovës dhe tash ka kërkuar nga autoritetet e Malit të Zi që të mos e lejojnë të hyjë në vend.

(Foto: Screenshot/Telegraf.rs)

“Deri sot kam menduar se është shaka, por ja u binda se është e vërtetë. Sot në aeroportin në Tivat, pjesëtarë të policisë kufitare në njoftuan me mirësi se më është ndaluar hyrja në Mal të Zi. I falënderova dhe me aeroplanin e parë të radhës u ktheva në Beograd”.

“Nuk e kam pritur këtë nga Mali i Zi. Mali i Zi pranë të cilit jemi rritur, Mali i Zi për të cilin kemi qenë krenarë. Ajo ditë më parë nga shqiptarët (referim në mënyrë ofenduese, ‘siptari’) ishte e pritshme, por kjo sot nga malazezët, është diçka për të cilën nuk kam përgjigje të arsyeshme”, ka deklaruar Terzic. /Telegrafi/