Telegrafi

Drejtori sportiv i Manchester Cityt, Soriano: City nuk do ta blejë Messin

Lionel Messi (Getty Images)

Manchester City ka fuqinë financiare që ta blejë yllin e Barcelonës, Lionel Messin, por sipas drejtorit sportiv të këtij klubi, Ferran Soriano, kjo nuk do të ndodh. 

Spanjolli ka qenë pjesë e Barcelonës mes viteve 2003 dhe 2008.

“Nuk ka asnjë gjasë që të nënshkruajmë me Messin”.

“Unë e njoh mirë atë dhe familjen e tij dhe e di se janë mirë në Barcelonë, ku është ai dhe ku duhet të jetë”.

“Ne do të bëjmë rrugën tonë pa të, gjë që do të jetë më e vështirë, sepse ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”.

Khaldoon Al Mubarak, shef i Manchester Cityt dhe Ferran Soriano. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

“Ai ndryshoi gjithçka, ai është një gjeni”.

Në Barcelonë, Soriano kishte patur mundësinë të punonte edhe me Pep Guardiolan, të cilin pastaj e mori në City, ku po shkëlqejnë së bashku tani në pozitat e tyre.

“Karakteristika kryesore e Guardiolës është puna”.

Messi dhe Guardiola

“Ai punon më shumë se kushdo dhe nganjëherë njerëzit mendojnë se ai është një gjeni, por është për shkak se punon shumë”.

“Ai e di se futbolli është shumë mizor dhe kur relaksoheni, mund të pranoni katër gola”, ka thënë Soriano. /Telegrafi/