Drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida, gjatë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ka thënë se Paul Pobga nuk meriton 115 milionë euro.
“Pogba? Asnjë lojtar nuk vlen aq. Presioni do të jetë i madh mbi atë”, ka thënë Braida për kalimin e francezit te Manchester Unitedi.
“Kush do të fitojë në Serie A? Duket e qartë, Juve duket e fortë, edhe pse futbolli është i fuqishëm”.
“Liga e Kampionë? Mund të jetë në mesin e të parëve, por shpresoj që kupa të kthehet te Barcelona”.
“Cilin lojtar të Juves do e donit te Barca? Dybala dhe Buffon”, ka shtuar për Braida. /Telegrafi/