Barcelona në Ligën e Kampionëve është në Grupin B me Interin, Tottenhamin dhe PSV Eindhoven, një grup mjaft i vështirë në shikim të parë.
Drejtori sportiv i Barçes, Ariedo Braida, e ka pranuar se përballjet ndaj skuadrës italiane dhe asaj angleze nuk do të jenë të lehta, por se ekipi e tij nuk i frikësohet asnjërës.
“Barcelona e di që është një nga skuadrat më të mira në botë”, ka thënë Braida për Radio Rai.
“Ndeshjet duhet të trajtohen në rrugën e drejt. Ndeshjet e lehta ekzistojnë vetëm në teori, duhet të përgatitesh mirë për secilën”.
“Natyrisht që kur ke lojtarë si Messi dhe Coutinho gjërat bëhen më të lehta, por në futboll ka gjithmonë befasi: kjo është bukuria e lojës”.
“Shpresoj që Barcelona të fitojë ndaj Interit dhe Tottenhamit. Nuk duhet të kemi frikë”, ka shtuar Braida.
Vlen të theksohet se ndeshja e fundit në La Liga e fituar nga Barcelona është kundër Huescas me rezultat 8-2. /Telegrafi/