Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, është i shqetësuar për planet e tyre për të ri-nënshkruar me yllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi.
Alemany javën e kaluar zbuloi se dy palët kanë qenë në kontakt pasi marrëveshja e Messit me PSG përfundon në fund të muajit qershor.
“Ne bëjmë gjënë tonë, Leo bën gjënë e tij; dhe ju kurrë nuk e dini çfarë ndodh në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Alemany për Movistar+ .
“Për këtë temë nuk kam asgjë për të thënë”, shtoi ai kur u pyet rreth rikthimit.
“Messi është legjendë e gjallë e Barcelonës. Ai është më i miri në historinë e futbollit. Vlerësimi me të cilin mbahet në këtë klub është i padiskutueshëm”.
“Ai është në PSG duke luftuar për tituj dhe ne po luftojmë për titujt tanë. Në të ardhmen do të shikoni se çfarë ndodh”.
Ndërkohë, Alemany këmbëngul se nuk ka bisedime me sponsorët për të mbuluar rrogën e Messit në rast se ai vendos të kthehet.
“Ne nuk po bëjmë asgjë në këtë kuptim për momentin”, përfundoi drejtori sportiv i Barcelonës. /Telegrafi/