Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars e ka pranuar se portieri i tyre, Andre Onana do të largohet, pasi nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Jashtë kontratës në qershor, Onana do të jetë i lirë të luajë përsëri në nëntor pasi të ketë vuajtur dënimin e gjatë shkaku që rezultoi pozitiv me doping.
Onana është lidhur me Arsenalin, Barcelonën dhe Interin, ndërsa tani drejtuesit e Ajaxit kanë konfirmuar se portieri mund të largohet janar.
“Aktualisht ne nuk po punojmë për zgjatjen e kontratës, jemi përpjekur, por nuk ka funksionuar”, ka thënë fillimisht Overmars për Ziggo Sport.
“Ju merrni vendime dhe pastaj duhet të shihni se si shkon në të dyja palët. Ne nuk mendojmë se ai me të vërtetë dëshiron të zgjasë”.
“Kam lexuar diku se ne u tërhoqëm nga negociatat dhe kjo është e saktë”.
“Ne e bëjmë këtë për një arsye. Nëse ai largohet këtë dimër ju duhet të merrni një shumë të mirë. Përndryshe ai do të jetë i lirë korrikun e ardhshëm”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/