Drejtori i Real Madridit, Angel Sanchez këmbëngul se Mateo Kovacic nuk është në shitje, teksa tregon se kishte oferta gjatë verës për të, por asnjëra nga Milani.
Ish-mesfushori i Interit po lufton me konkurrencë të fortë për të luajtur si titullar nën drejtimin e Zinedine Zidanes.
Kështu, pas minutave të pakta me fanellën e Los Blancos dolën edhe thashethemet për një largim të tij nga Santiago Bernabeu.
Skuadrat angleze thuhet se bën oferta, teksa u fol edhe për një oferta të Milanit në drejtim të kroatit, por që u mohua nga drejtori i klubit spanjoll.
“Ai nuk është në shitje dhe ne nuk do të shesim”, ka thënë fillimisht Sanchez për mediumin kroat Sportske Novosti.
“Nëse një ofertë do të hynte gjatë muajit janari, do ta refuzonim atë menjëherë”.
“Është e vërtetë se kemi marrë disa oferta gjatë verës për Kovacicin, por asnjëra prej tyre nuk ishte nga Milani”.
“Ai është një djalë inteligjent dhe ai e di mirë se ai do të jetë një lojtari rregullt në ndonjë nga klubet që e kanë kërkuar, por ai është po aq i sigurt saqë ne jemi duke u fokusuar tek ai për një të ardhme të afërt”, përfundoi drejtori i Realit. /Telegrafi/