Site icon Telegrafi

Drejtori i RB Leipzig nuk e përjashton transferimin e Wernerit te Liverpooli: Gjithçka është e mundur

Liverpooli është gjithnjë e më afër transferimit të Timo Wernerit nga Rasenball Sport Leipzig në këtë afat kalimtar veror.

Jurgen Klopp është admirues i lojës së bashkëkombësit të tij, andaj dëshiron që në verë të transferojë atë në Anfield Road.

Se The Reds janë afër transferimit të sulmuesit gjerman, e ka konfirmuar edhe drejtori i RB Leipzig, Markus Krösche, që ka thënë se gjithçka është e mundur.

“Është e qartë se Timo ka rrëmbyer vëmendjen e shumë klubeve për paraqitjet e tij, golat dhe asistimet”, ka thënë ai.

“Werner te Liverpooli? Gjithçka është e mundur. Nuk e dimë ende se si do të zhvillohet afati i transferimeve”.

Lexo po ashtu Klopp po studion mundësitë e transferimit të Wernerit dhe Sanchos te Liverpooli

“Jemi duke shikuar në një xham të mjegulluar. Ne nuk e dimë se cilat janë mundësitë tona dhe klubet tjera që kanë në dispozicion”, ka shtuar më tej Krosche.

Liverpooli nuk është e vetmja skuadër në garë për gjermanin, pasi për të janë në garë edhe skuadrat si Manchester United dhe Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version