Telegrafi

Drejtori Petrit Ajeti raporton në Komisionin për AKI-në

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Raportimi i Ajetit do të nisë në ora 10:00.

Ndryshe, Ajeti më 15 korrik kishte raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, lidhur me situatën në Deçan pas helmimit të qytetarëve.

Pas këtij raportimi, kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu kishte thënë se nuk ka nevojë që të ketë panik nga ana e qytetarëve të Deçanit sa i përket sigurisë nacionale.

“Mund të them me bindje të plotë se qytetarët e Deçanit s’duhet të kenë panik sa i përket anës së sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive që ka AKI. AKI është në kryerje të detyrës dhe me të gjitha kapacitet po vëzhgon çdo lëvizje atje.

Kaq na tha edhe drejtori në komision, pasi s’ka as të dhëna përfundimtare janë të dhëna preliminare pas nuk është ende e saktë situata për atë çfarë po ndodhë me shëndetin e qytetarëve. Në këto moment duhet theksuar se s’ka vend për panik sa i përket sigurisë nacionale. AKI po vepron në Deçan dhe është në krye të detyrës kudo.

Është një lajm i mirë për ne, por edhe për qytetarët e Kosovës”, ishte shprehur Musliu. /Telegrafi/