Telegrafi

Rashit Qalaj: Nuk shqetësohem nëse do të mbes apo jo në detyrë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për raportet që ka me Qeverinë Kurti.

Qalaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është i angazhuar që të dërgojë para punën e policë ndërsa sipas tij punën e performancës së tij e ka përgjegjësi ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm.

“Takohem në baza ditore me zotin Sveçla dhe nuk kemi folur për këtë çështje asnjëherë. Raportet tona janë shumë korrekte”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës thotë se preokupimi i tij është të kalojë pandemia e aspak nuk brengoset për pozitën e tij.

“As që jam duke menduar për ndonjë shkarkim. Frika ime është mos po dështojmë dika e nuk po kryejmë shërbime të mira ndaj qytetarëve. Çështja se a do të jem drejtor i policisë apo jo nuk më shqetëson aspak”.

Qalaj ka thënë se është emëruar si drejtor në polici në vitin 2018 dhe se ka mandat të rregullt edhe tri vite.

Lexo po ashtu Drejtori i Policisë: Në total 11 policë të infektuar me COVID-19, 244 të tjerë janë vetizoluar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës thotë se ka raporte korrekte me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti./Telegrafi/