=Juventusit i pëlqen Gianluigi Donnarumma si zëvendësues i legjendës Gianluigi Buffonit dhe do të tentoj t’i siguroj shërbimet e tij pas deklaratave të tij për mos-renovim me Milanin.
Është drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, i cili ka dal hapur duke thënë se Donnarumma është objektiv i klubit të tij pas mosmarrëveshjeve që portieri ka me Milanin për rinovimin e kontratës.
Megjithatë, sipas Marottas, nuk është Juventusi klubi që gjendet pas mosmarrëveshjeve të portierit të talentuar italian me drejtuesit e Milanit.
“Kur një futbollist i këtij niveli është në treg, kemi për detyrë që të tentojmë për ta marrë”, ka thënë fillimisht Marotta për Corriere della Sera.
“Megjithatë, pas kaosit të krijuar mes Milanit dhe Donnarummës nuk është Juventusi”, përcjell Telegrafi.
“Unë uroj që palët të arrijnë një marrëveshje, por nëse do të jetë në shitje ne do ta provojmë”.
“Gigio është një talent, bën diferencën”, përfundoi drejtori i përgjithshëm i Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/