Telegrafi

Drejtori i Juventusit, Paratici takohet me agjentin Ramadani për ta mbyllur marrëveshjen për Sarrin

Maurizio Sarri është gjithmonë e më pran stolit të Juventusit dhe ai pritet ta drejtojë ‘Zonjën e Vjertër’ edicionin që po vije .

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, pasditen e së premtes ëshët takuar në Milano, me agjentin e njohur shqiptar Fali Ramadanin, ku janë kapur nga kamerat Sky.

Bisedimet kanë qenë për detajet e fundit për ta liruar trajnerin nga Chelsea dhe për të filluar aventurën e re me Bianconerët.

Lexo po ashtu Juventus

Agjenti Claudio Chiellini ishte gjithashtu i pranishëm në takim.

Marrëveshja mes palëve është arritur për pak kohë, ndërsa pjesa e vetme që mungon është mbyllja e marrëveshjes me i klubin e Roman Abramovic, i cili është bindur dhe pritet të bëhet zyrtare.

Për Sarrin është gati një kontratë deri në vitin 2021 me mundësi për ta vazhduar deri në vitin 2022. /Telegrafi/