Drejtori i Interit, Dario Baccin, ka udhëtuar në Amerikën e Jugut për të zbuluar disa talentë të rinj në finalen e Copa Libertadores dhe ndeshje të tjera.
Interi është në kërkim të talenteve të rinj në Amerikën e Jugut, ku Dario Baccin udhëtoi pak ditë më parë.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, drejtori i Nerazzurrëve mori pjesë në finalen e Copa Libertadores midis Atletico Mineiro dhe Botafogo të shtunën, por do të vazhdojë të monitorojë lojtarët e tjerë në Brazil, Argjentinë dhe Uruguai.
Sulmuesi anësor i Botafogos, Luiz Henrique shënoi një gol në finalen e Copa America kundër Atletico Mineiro, duke kontribuar në fitoren 3-1. 23-vjeçari është një nga objektivat e mundshëm për kampionët në fuqi të Serie A.
Mediumi italian renditi dhjetë objektiva të tjerë të mundshëm për Nerazzurrët, nga Thiago Almada, një shok skuadre i Luiz Henrique në Botafogo, tek Franco Mastantuono, një mesfushor sulmues 17-vjeçar i talentuar dhe nën kontratë me River Plate.
Për Mastantuonon thuhet se janë të interesuar edhe rivalët e qytetit të Interit, Milani, teksa interesim ka shprehur edhe Real Madridi.
Interi shpesh shikon tek talentët e Amerikës së Jugut për të forcuar skuadrën e tyre. Më i fundit ishte mbrojtësi argjentinas Tomas Palacios, i cili iu bashkua Nerazzurrëve nga Talleres në muajin gusht.
🚨 #Inter Assistant Sporting Director, Dario Baccin, is in South America to scout some talents:
• 🇦🇷 Thiago Almada, Botafogo, 23
• 🇧🇷 Luiz Henrique, Botafogo, 23
• 🇧🇷 Pablo Maia, São Paolo, 22
• 🇦🇷 Christian Medina, Boca Juniors, 22
• 🇦🇷 Franco Mastantuono, River Plate, 17… pic.twitter.com/1hAXdH43am— Inter Xtra (@Inter_Xtra) December 3, 2024
Objektivat e mundshëm të Interit në Amerikën e Jugut
Thiago Almada (mesfushor sulmues, Botafogo, 23 vjeç)
Kevin Zenon (mesfushor, Boca Juniors, 23 vjeç)
Vitor Reis (qendërmbrojtës, Palmeiras, 18 vjeç)
Valentin Gomez (qendërmbrojtësi, Velez, 21 vjeç)
Franco Mastantuono (mesfushor sulmues, River Plate, 17 vjeç)
Lorran Lucas (mesfushor, Flamengo, 18 vjeç)
Cristian Medina (mesfushor, Boca Juniors, 22 vjeç)
Pablo Maia (mesfushor, San Paolo, 22 vjeç)
Luiz Henrique (sulmues anësor, Botafogo, 23 vjeç)
Leonardo Fernandez (mesfushor sulmues, Penarol, 26 vjeç)
/Telegrafi/