Site icon Telegrafi

Drejtori i Interit, Antonello: Asnjë ofertë për Icardin, ka gatishmëri nga të dyja palët për rinovim

Icardi, lojtari kryesor i Interit

Drejtori i Interit, Alessandro Antonello, ka këmbëngulur se nuk ka pasur “asnjë ofertë” për Mauro Iuardin dhe se ka një gatishmëri nga të dyja palët për të diskutuar për rinovimin e kontratës.

Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij, por është e vlefshme vetëm për dy javët e këtij muaji dhe jo për klubet italiane.

Muajin e kaluar u përfol shumë një ofertë e rivalëve të urryer të Interit, Juventusit, të cilët thuhej se ofronin shërbimet e Gonzalo Higuainit dhe 50 milionë euro, ndërsa oferta u tha se pati edhe nga klube tjera.

Lexo po ashtu Oferta e Juves për Icardin, përfshihet edhe Higuain

Megjithatë, Antonello ka këmbëngulur se nuk ka pasur asnjë ofertë për yllin argjentinas, teksa theksoi se palët janë gati për të diskutuar rreth rinovimit të kontratës.

Icardi duke festuar një nga golat e shumtë të sezonit të kaluar (Getty Images)

“Icardi është kapiteni i Interit dhe ekziston një kontratë”, ka thënë fillimisht Alessandro Antonello për mediat italiane.

“Ka një gatishmëri nga të dyja palët për të diskutuar për një rinovim të kontratës”.

Lexo po ashtu Icardi nuk do të sakrifikohet për t'i respektuar rregullat financiare

“Ne do të takohemi në javët e ardhshme për të gjetur rrugëzgjidhjen dhe shpresojmë për kënaqësinë e të dyja palëve”.

“Oferta? Deri tani askush nuk ka ardhur me ndonjë ofertë”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version