Site icon Telegrafi

Drejtori i Dortmundit, Watzke: Nuk mund të konkurrojmë nëse Man City e do Haalandin

Drejtori i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka thënë se ata do të jenë të pafuqishëm nëse Manchester City forcon interesin e tyre për sulmuesin Erling Haaland.

Haaland është duke u lidhur me një largim nga klubi gjerman në verë, pasi është lidhur me një numër të madh skuadrash elitare evropiane, ku City shihen si favorit.

Megjithatë, drejtori Watzke ka thënë se ata do të jenë të përgatitur mirë nëse humbin norvegjezin.

Lexo po ashtu Nëse kalon te Manchester City, Haaland do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Ligës Premier

“Ne ende nuk dimë ndonjë gjë specifike nga lojtari, as nuk na është afruar dikush”, ka thënë fillimisht Watke.

“Ne nuk do të jemi në gjendje të garojmë financiarisht nëse Manchester City vjen për të”.

Lexo po ashtu Mesazhi misterioz i Haaland në Twitter: Çfarë do të thotë?

“E kemi parë disa herë. Ne humbëm Lewandowskin, i cili shkoi te Bayern në 2014 dhe Aubameyang, i cili u largua për në Arsenal në 2018 për më shumë se 60 milionë euro. Ne krijojmë gjithmonë një yll të ri”.

“Nëse Haaland largohet, ne do të gjejmë një tjetër talent të ri dhe do ta bëjmë atë një yll”, përfundoi drejtori i Dortmundit. /Telegrafi/

Exit mobile version