Site icon Telegrafi

Drejtori i CIA-s thotë se SHBA ka ndërprerë shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, tha të mërkurën se SHBA-ja ka ndërprerë shkëmbimin e inteligjencës dhe dërgesat e armëve në Ukrainë pas përplasjes në Zyrën Ovale midis presidentit Volodymyr Zelensky dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump të premten e kaluar.

Trump “kërkoi një pauzë” si për ndihmën ushtarake ashtu edhe për inteligjencën, i tha Ratcliffe Fox Business, sepse ai vuri në dyshim nëse Zelensky “ishte i përkushtuar ndaj procesit të paqes”, përcjell Telegrafi.

Ratcliffe shprehu shpresën se pauza do të hiqet së shpejti dhe theksoi angazhimin e tij për të punuar me Ukrainën drejt arritjes së paqes, pas një letre nga presidenti ukrainas drejtuar Trump.

“Dhe unë mendoj se ne do të punojmë krah për krah me Ukrainën pasi duhet të zmbrapsim agresionin që është atje, ta vendosim botën në një vend më të mirë që këto negociata paqeje të ecin përpara”, shtoi drejtori i CIA-s.

Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan tha se SHBA-ja tashmë ka kufizuar disa ndarje të inteligjencës, duke përfshirë kryerjen e më pak fluturimeve të inteligjencës, vëzhgimit dhe zbulimit që mund të ndikojnë si në operacionet sulmuese ashtu edhe ato mbrojtëse, duke përfshirë mbrojtjen ajrore, pasi Ukraina varet nga inteligjenca amerikane për mbikëqyrje. /Telegrafi/

Exit mobile version