Drejtori i Bayern Munichut, Max Eberl, pranon se ai është një admirues i anësorit të Chelseat, Mykhaylo Mudryk.
Ukrainasi po lidhet me një transferim në janar te Bayerni mes dyshimeve për të ardhmen e Leroy Sane.
Pas fitores së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk, Eberl u tha gazetarëve se ukrainasi është një lojtar i jashtëzakonshëm.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Eberl para mediave.
“Ai nënshkroi një kontratë me Chelsea deri në vitin 2031 dhe kushtoi shumë para”.
“Ne sigurisht që po e shikojmë merkaton, sigurisht që Mudryk është një lojtar i jashtëzakonshëm. Por për momentin kjo është vetëm një thashethem”, ka shtuar më tej drejtori i Bavarezëve. /Telegrafi/