Site icon Telegrafi

Drejtori i Barcës, Braida: Rafinha do të qëndrojë

Rafinha (Foto: Getty Images)

Drejtori ndërkombëtar i transferimeve te Barcelona, Ariedo Braida, ka thënë se Rafinha do të qëndrojë në Cam Nou këtë sezon.

Braziliani ishte i huazuar te Interi në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, mirëpo Nerazzurrët nuk arritën ta paguanin klauzolën pë rblerjen e lojtarit për shkak të rregullave financiare (FFP).

Rafinha (Foto: Getty Images)

Edhe pse viti i ri raportues i FFP ka nisur më 1 korrik, është pritur që zikaltrit mund ta kërkojnë sërish futbollistin, mirëpo duket se ai do ta vazhdojë karrierën në Kataluni.

Lexo po ashtu Lajmet për Rafinhan

“Rafinha me shumë mundësi do të qëndrojë te Barcelona”, ka thënë Braida për Radio Sportiva.

Rafinha (Foto: Getty Images)

“Ai është një djalosh me shumë cilësi futbolli, mund t’i vendosë ndeshjet me aftësitë e tij në prekjen e topit dhe mund ta bëjë ose këtu ose diku tetër”.

“Në vitin e kaluar po kthehej nga një lëndim serioz i gjurit dhe luajti mirë te Interi, është një lojtar i pëlqyeshëm, i cili është i lumtur te Barcelona”, ka shtuar drejtori i Blaugranëve.

Në ndërkohë, Interi është duke vazhduar ta përforcojë skuadrën deri të premten kur edhe mbyllet afati kalimtar në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version