Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka këmbëngul se nuk ka negociata për Miralem Pjanicin e Juventusit.
Ka pasur shumë spekulime në kohën e fundit që e lidhin Pjanicin me një kalim nga Juvenusi te Barcelona.
E gjithë kjo pasi nga Barca është larguar Andres Iniesta, por Braida e konfirmon se katalanasit do t’i japin hapësirë mesfushorit të Gremios, Arthur.
“Nuk ka negociata dhe unë mendoj se nuk jemi të interesuar për të”.
“Ai është një lojtar i mirë, por tani ne kemi një brazilian që do të marrë atë rol dhe Barcelona beson në të”.
“Ka nga ata që kujdesen për tregun e Barcelonës, por unë e njoh strategjinë e klubit dhe Pjanic nuk i përshtatet “, ka thënë drejtori Braida.
Pjanic ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Juventusit në vitet e fundit.
Boshnjaku që u bashkua nga Roma ka fituar dy tituj kampioni dhe dy kupa të Italisë. /Telegrafi/